Shkup, 18 korrik – Në Kuvend sot do të debatojnë komisionet për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, për Shëndetësi, për Financim dhe Buxhet, për Arsim, Shkencë dhe Sport.
Para Komisionit për Bujqësi janë propozim-ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tokë bujqësore në lexim të dytë dhe të Ligjit për themelimin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural në lexim të parë, përderisa para Komisionit për Arsim janë Propozim-ligji për arsimin fillor dhe Propozim-ligji për arsimtarët dhe bashkëpunëtorët profesionistë në shkollat fillore dhe të mesme, të dyja në lexim të parë.
Propozim-ligji për ndryshime dhe emërime të Ligjit për mbrojtje të të drejtave të pacientëve në lexim të parë është në rend dite të Komisionit për Shëndetësi, ndërsa anëtarët e Komisionit për Financim dhe Buxhet do të debatojnë për Propozim-llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2018, me Raport përfundimtar të revizorit të autorizuar shtetëror për revizionin e kryer harmonizimit për vitin 2018 të Buxhetit themelor. (koha.mk)