Shkup, 4 shkurt – Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për punë dhe politikë sociale, për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, për kulturë dhe komisioni ligjdhënës-juridik.
Anëtarët e Komisionit kuvendor për punë dhe politikë sociale do të diskutojnë për Propozim ligjin për plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor në lexim të dytë, i parashtruar prej deputetëve Rexhaip Ismaili, Mirsada Emini Asani dhe Agim Shaqiri.
Në rend dite të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërime janë konfirmimet e shumë propozim vendimeve për shkarkimin dhe emërimin e kryetarëve dhe anëtarëve të Këshillave për ndarjen e çmimeve shtetërore “Goce Dellçev”, “Mito Haxhi Vasilev – Jasmin” , “Shën Klimenti i Ohrit” , “Nënë Tereza” dhe “11 Tetori”.
Në Komisionin kuvendor për kulturë sot është paraparë debat mbikëqyrës me temë Debat mbikëqyrës me temë: Politikat kulturore dhe mënyra e miratimit të Programit vjetor të Ministrisë së Kulturës për projektet me interes nacional, me vështrim të veçantë në realizimin e Programit për vitin 2018.
Komisioni ligjdhënës-juridik do të mbajë tre komisione, seancën e 224, 226 dhe 228. Në seancën e 224 në rend dite janë Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për mbledhje publike dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor në lexim të dytë.
Në seancën e 226 të Komisionit ligjdhënës juridik në rend dite janë edhe Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal në lexim të patë, i parashtruar nga deputeti Aleksandar Kiracovski; strategji nacionale për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave, 2020-2024, Propozim-ligj për realizimin e interesit publik në kulturë në lexim të parë, Propozim-ligj për Agjencinë për Zbulim –në lexim të parë.