Shkup, 21 mars – Në Parlament sot seanca do të mbajnë komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për çështje evropiane, për çështje ekonomike dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.
Në rend dite të Komisionit për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpërblimet shtetërore, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit të Qeverisë i parashtruar prej një grupi deputetësh, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizim dhe punën e organeve të administratës shtetërore, i parashtruar prej një grupi deputetësh, të gjithë në lexim të dytë, dhe Propozim i rezolutës për ndryshime dhe përmirësimin e pozitës të romëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Këto pika janë në rend dite edhe të Komisionit ligjdhënës-juridik, e cila siç është paralajmëruar do të mbajë dy seanca.
Anëtarët e Komisionit për çështje ekonomike do të debatojnë për “Promovimin e mbështetjes të Komisionit për çështje evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të Veriut përmes Komponentës për përforcimin e kapacitetit për integrim në BE, në suaza të dy projekteve aktuale, të financuara nga ambasada e Norvegjisë dhe Suedisë.
Në seancë siç është paralajmëruar, do të mbajnë fjalime kryetari i Komisionit për çështje evropiane Artan Grubi, ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë Arne Sanes Bjorstend, ambasadori i Suedisë Mats Stefanson dhe Venelin Rangelov nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për shërbimet projektuese.
Pika e vetme në rend dite të seancës së Komisionit për çështje ekonomike është Vendimi statutor për ndryshimin dhe plotësimin e Statutut të Komisionit rregullator për energjetikë (faza II). (koha.mk)