Shkup, 12 dhjetor – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për Kulturë, për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, për Çështje Kushtetuese dhe për Çështje Evropiane.
Komisioni për Kulturë do të mbajë dy seanca. Në të parën, ministri i Kulturës dhe kryetari i Komisionit për menaxhim me rajonin e Ohrit do të kenë prezantim për punën dhe aktivitetet e tyre rreth menaxhimit me rajonin e Ohrit dhe gjendjet me trashëgiminë natyrore dhe kulturore, ndërsa në të dytën, anëtarët do t’i shqyrtojnë Propozim-ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, në lexim të parë.
Në seancën e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, do të debatohet për Propozim të ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje dhe mirëqenie të kafshëve, në lexim të parë të dorëzuar nga deputetja Maja Moraçanin, Liljana Popovska, Nikica Korubin, Irena Stefoska, Ivana Tufekxhiq, Mileva Gjorgjieva, Shpresa Hadri, Mirsada Emini dhe Snezhana Kalevska Vançeva.
Anëtarët e Komisionit për Çështje Ekonomike, do t’i shqyrtojnë Propozim planin financiar të Komisionit rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të ujit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2019 si dhe Propozim vendimin për verifikimin e përqindjes së mbulimit nga të ardhurat e përgjithshme vjetore, për financim të punës së Komisionit rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të ujit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2019.
Në rend dite të seancës së Komisionit për Çështje Evropiane janë Propozim-ligji për fitofarmaci dhe Propozim – ndryshimet për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, të dyja në lexim të parë.