Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe Komisioni për çështje ekonomike.
Në rend dite të Komisionit për sistem politik janë raportet për punën e Agjencisë për administratë dhe të Këshillit gjyqësor buxhetor për vitin 2016, si dhe raportet vjetore për punën e Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale, Komisionit për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik, Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit dhe Komisionit për barazim të politikës ndëshkuese. Në seancë do të shqyrtohen edhe raportet e Komisionit shtetëror për vendosje në shkallë të dytë në sferën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurën kundërvajtëse dhe Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë për vitin 2016.
Anëtarët e Komisionit për çështje ekonomike do të debatojnë për raportin vjetor dhe Propozim-planin financiar të Komisionit rregullator për energjetikë, si dhe për Raportin vjetor të Komisionit për mbrojtje të konkurrencës dhe Raportin për punë të Këshillit për statistikë. Në rend dite është edhe Propozim-vendimi për konfirmim të përqindjes të mbulimit nga të ardhurat e përgjithshme vjetore të bartësve të licencave për realizim të veprimtarive energjetike dhe të ardhurat vjetore të dhënësve të shërbimeve ujore nga dhënia e shërbimeve ujore për financim të punës së Komisionit rregullator për vitin 2017.