Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë Komisioni për çështje ekonomike dhe Komisioni ligjdhënës-juridik. Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike janë propozim – ligji për mbështetjen financiare të investimeve në lexim të dytë, ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për Inspektoratin shtetëror të tregut, për zona zhvillimore industriale, për themelimin e Agjencisë për energjetikë, për themelimin e Agjencisë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit, për Statistikën shtetërore, për standardizim, për mbrojtjen e konkurrencës, për pronësinë industriale dhe për akreditim, të gjitha në lexim të dytë.
Komisioni ligjdhënës-juridik në kudër të seancës së 64-t do të debatojë për ndryshimet e Ligjit për mjekësi komplementare dhe alternative, si dhe për ndryshimet e ligjeve për inspektim sanitar dhe shëndetësor, për mbrojtje nga rrezatimi jonizues dhe siguria radioaktive, për barërat dhe mjetet mjekësore, të gjitha në lexim të dytë. Pas përfundimit të kësaj seance, Komisioni ligjdhënës-juridik do ta mbajë seancën e 60-të në të cilën do të flitet për ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për menaxhimin elektronik, për shërbime mediale audio dhe audiovizuale, për themelimin e Radiodifuzionit të Maqedonisë, për mjedis jetësor, për mbrojtjen e natyrës, për mbështetjen financiare të investimeve, për Inspektoratin shtetëror të tregut, për zona zhvillimore teknologjike industriale, për themelimin e Agjencisë për energjetikë, për themelimin e Agjencisë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit, për Statistikën shtetërore, për standardizim, për mbrojtjen e konkurrencës, për pronësi industriale.