Shkup, 5 nëntor – Për shkak të mospasje së kuorumit, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, seancën e 116-të në rendin e ditës të së cilës është propozimi për zgjedhjen e nënkryetarit të Dhomës Ligjdhënëse, e caktoi për nesër në orën 15, transmeton gazeta KOHA.
Xhaferi informoi se paraprakisht në bazë të konsultimeve me të gjithë koordinatorët janë pajtuar se sipas numrit të deputetëve të pranishëm në vend sot pa problem është mundur të mbahet seanca.
“Sipas vendimit politik, partiak, opozita, kjo është e drejtë e tyre, unë nuk e mohoj, ka vendosur të mos marrë pjesë në punën e kësaj seance. Unë kam pritur se në mënyrë procedurale do ta tregojnë arsyen. Sipas kushteve të votimit që të mund të zhvillohet seanca, nuk ka kushte që të udhëhiqet. Në konsultimin paraprak me koordinatorët, koordinatorët e pranishëm premtojnë se nesër do të mund të sigurojnë kuorum prej minimum 61 deputetësh, i nevojshëm për vendimmarrje”, tha Xhaferi.
Zeqir Ramçilloviq, i cili nga 1 nëntori në Parlament funksionon si deputet i pavarur, është propozuar të jetë nënkryetari i ri i Dhomës Ligjdhënëse nga deputetët e BDI-së dhe të LSDM-së.
Grupi i deputetëve këtë kërkesë dje e kanë dorëzuar deri tek kryetari i Kuvendit.
Paraprakisht, Ramçilloviq më 1 nëntor e ka njoftuar kryetarin e Kuvendit Xhaferi se e ka braktisur Grupin e pavarur të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe se do të funksionojë si deputet i pavarur.
Ramçilloviq në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit vjen pas dorëheqjes së Vesel Memedit.
Sipas paralajmërimit të Xhaferit, nesër, nëse ka kushte varësisht nga rrjedha e seancës, në një moment të caktuar do ta ndërpresë seancën e 116-të dhe do ta vazhdojnë seancën e 111-të në të cilën duhet të votohet për Propozim-ligjin për akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë, në lexim të parë.(koha.mk)