Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Ryshfet”-i në të cilin është i akuzuar kryeministri Zoran Zaev duhet të shihet incizimi i shkurtër që ishte publikuar në Jutjub. Incizimi duhej të lëshohet në gjykatë në seancën paraprake, por kjo nuk u realizua, sepse nuk kishte mundësi teknike. Para Gjykatës lidhur me procedurën për shitjen e tokës ndërtimore shtetërore deklaratë ka dhënë Zaevi. Ai tha se në Strumicë ndërtohej tempulli më i madh në Ballkan, për të cilin familja e tij ka qenë donatori më i madh. Çmimin për shitjen e tokës ndërtimore, siç tha Zaev e përcakton Qeveria dhe vendimi i tillë nuk varet nga shërbimet komunale. Incizimi i plotë për të cilin Zoran Zaev ngarkohet për marrjen e ryshfetit, ishte lëshuar në seancat paraprake në seancë pa prezencën e opinionit. Zaev ka kërkuar incizimi nga PI masat të lëshohet publikisht, por Gjykata e Apelit nuk e lejoi këtë. Sipas tij, me emetimin e verionit të shkurtër nga incizimi i është shkelur nderi dhe reputacioni. Kryeministri Zoran Zaev është i akuzuar se si kryetar i Strumicës ka kërkuar ryshfet prej 160.000 euro nga biznesmeni Ivan Nikollov Saçevaliev.