Shkup, 8 mars- Seanca për lëndën “Toplik” e Prokurorisë speciale publike, që duhej të mbahej sot në Gjykatën penale, është shtyer për më 30 mars.
Shkak për shtyerjen është sëmundja e të akuzuarit Dimitar Dimovski, për çla avokati i tij parashtroi vërtetim mjekësor.
Në “Toplik” janë të dyshuar ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe pesë persona të tjerë për shitjen e parcekës ndërtimore në Sopishte të Shkupit.
Në seancën e fundit avokatët para fillimit të debatit kryesor kërkuan përjashtim të ekspertizës së dokumentacionit dëshmues të përpiluar nga PPS-ja, sepse ekspert për momentin është drejtori i Agjencisë për Kadastra të Patundshmërive, ndërsa vajza e tij punon në PPS. Sipas tyre ekspertiza është subjektive.
Prokurorët e PPS-së vlerësojnë se kërkesa e mbrojtjes është e pa bazë, për ç’arsye kërkon që Gjykata të mos e pranojë ankesën.
Gjykatësi Osman Shabani tha se Këshilli Gjyqësor do të vendosë në mënyrë shtesë për kërkesën e mbrojtjes dhe se për vendimin, gjegjësisht për atë nëse do të pranohet ekspertiza apo do të emërohet ekspert i ri palët do të marrin njoftim me shkrim.
Në “Toplik” i dyshuari i parë Jankieski, si person udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me ligjin për furnizime publike ka krijuar komision për ankande publike të cilit i ka urdhëruar të zgjedhë ofrues për blerje dhe disponim me tokë shtetërore për ndërtimin e kompleksit elit Qyteti i Diellit në Sopishte, edhe pse firma nuk i ka plotësuar kushtet për këtë.
Nga dëshmitë e