I akuzuari Bedredin Ibraimi në rastin “Tiranik 2” të Prokurorisë Speciale Publike sot ka propozuar prova të reja në mbrojtje të tij që i dedikohen dëshmive dhënë në Prokurorinë Themelore Publike kur lënda ka qenë në Prokurori.
Gjykatësi Ognen Stavrev e ka anuluar seancën e sotme për më 13 nëntor me sqarimin se krahas tjerëve në seancën e ardhshme duhet të shqyrtohen edhe këto prova të cilat Ibraimi duhet t’i dorëzojë në gjyq dhe te PTHP në afat prej tre ditësh.
Në “Titanik 2” akuzohen lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov si dhe anëtarët e mëparshëm të KSHZ-së Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.
Në dalje të gjyqit, i akuzuari Sasho Mijallkov është pyetur për letrën që e dërgoi deri te kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe kush ia ka shkruar, por ai nuk ka dhënë koment, ndërsa shkurt ka thënë se “letra është e atij që e ka nënshkruar”.