Shkup, 20 nëntor – Gjykimi për ngjarjet më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë vazhdon nesër, pasi që seanca e sotme gjyqësore u anulua për shkak se prokurorja Vilma Ruskovska ka pasur një rast vdekje.
Rasti i cili ndodhet në procedurën e fakteve edhe në seancën e nesërme parashikohet që të vazhdohet me me SMS mesazhet, fesjbukun dhe komunikimet në vajber në periudhën nga muaji mars deri në prill të vitit 2017.
Gjykatësja Dobrilla Kacarovska theksoi se në seancë e së hënës, 26 nëntor, është parashikuar marrja në pyetje e dy dëshmitarëve nga mbrojtja e deputetit Kërste Mukoski si dhe nga mbrojtja e Sasho Vasillevskit, Luben Arnaudovit dhe Johan Tarçullovskit.
Për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 akuzohen gjithsej 33 persona nga të cilët 31 persona për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje.
Paraprakisht, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Sasho Markovski, procedura për të është veçuar dhe duhet që të vazhdojë pas një muaji.
Mes të akuzuarve janë disa deputetë, të punësuar në MPB dhe në sigurimin e Kuvendit dhe disa artisë. Ata para Gjykatës kanë thënë se e kuptojnë aktakuzën, por nuk ndjehen fajtorë.
Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mlladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakariе Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vllatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.