Shefi i grupit parlamentar Avdulla Hoti si iniciues i debatit për arrestimin e gjatë qytetarëve turq, ka thënë se më 29 mars të gjithë jemi shtangur për kidnapimin e tyre.
Ai ka thënë se më këtë lajmë kishim mbetur të shtangur edhe kryeministri e kryetari i Kuvendit, por jo edhe presidenti Hashim Thaçi .
Ai duke ju referuar informacioneve të AKI-së, se qytetarët e arrestuar përbënin rrezik për vendin, ka pyetur se çfarë rreziku mund të paraqesin mësimdhënësit të cilët shkolluan shumicën e fëmijëve të politikanëve kosovarë, transmeton lajmi.net.
Hoti ka thënë se më këtë rast janë shkelur ligjet e Kosovës dhe Konventat për të Drejtat e Njeriut, si dhe u dëmtuar imazhi i vendit.
Ai ka thënë se këto janë shenja të diktaturës të udhëhequr nga një njeri i vetëm.
Sipas tij Kosova duhet të respektojë të dhënat kredibile që vinë nga shtetet tjera, sidomos atyre mike siç është Turqia, ku individë apo grupe paraqesin rrezik për vendin e tyre, por që sipas tij, duhet respektuar ligjet dhe të bëhet me transparencë.
Ai ka përmendur edhe disa pika që në fund të debatit të miratohen e që janë:
Drejtori i policisë, AKI-së, Ministria e Brendshme dhe Drejtësisë, dhe institucione tjera përgjegjëse të japin raport me shkrim për atë se cfarë ka ndodhur.
Formimin e Komisionit Hetimorë për ta zbardhur këtë skandal.
Përgjegjësit të japin përgjegjësit./Lajmi.net/