Deputetët në Kuvendin e Maqedonisë sot e vazhduan seancën konstituive në të cilën debatohet për zgjedhje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Në vazhdimin e sotëm të 17-të, deputetët e VMRO-DPMNE-së vlerësuan se debati në dhomën ligjvënëse është gjithnjë e më i nevojshëm, edhe pse siç theksuan, i akuzojnë se e bllokojnë punën e Kuvendit. Sipas tyre, qytetarët e manipuluar nga LSDM-ja me platformën paszgjedhore të Tiranës. Në përqendrim të debatit të sotëm ishte edhe deklarata e kryetarit të Dibrës Ruzhdi Lata, e cila, siç vërejtën deputetët e VMRO-DPMNE-së, është pasojë e asaj që e kanë bërë LSDM-ja me platformën e Tiranës.
“Prisja se edhe partitë politike shqiptare do ta dënojnë deklaratën e kryetarit të Dibrës e cila nuk çon drejt avancimit të bashkëjetesës në Maqedoni”, tha Liljana Zaturovska nga VMRO-DPMNE-ja. Bashkëpartiaku i tij Kërsto Mukovski konsideron se liderët e partive politike duhet të ulen në tryezë të përbashkët dhe të gjejnë kompromis për çështjet esenciale.
Nga LSDM-ja, madje, konsiderojnë se nuk respektohet Rregullorja e Kuvendit dhe se deputetët e VMRO-DPMNE-së diskutojnë për tema të cilat nuk lidhen me pikën e rendit të ditës. Pavle Bogoevski në vërejtjen procedurale sërish vërejti se nuk respektohet Rregullorja e Kuvendit dhe deputetët nuk flasin për pikën e rendit të ditës. Ai theksoi se në këtë moment shtet është i bllokuar dhe se së shpejti edhe autoritetet lokale nuk do të mund t’i kryejnë funksionet me ç’rast i gjithë shteti do të vendoset në situatë që asgjë të mos funksionojë. Ndaj kësaj reagoi Antonio Milloshoski, i cili tha se Maqedoni tre vite është e bllokuar nga kriza e shkaktuar, ndërsa sipas Vllatko Gjorçevit, është bërë përpjekje e drejtpërdrejt nga ana e Bogoevskit që të shkurtohet e drejtat nga neni 29 nga Rregullorja me të cilën deputeti ka të drejtë dhe obligim të marrë pjesë në punë dhe vendosje.