Në Gjykatën Penale sot janë caktuar seancat gjyqësore për lëndët e PSP-së “Trust” dhe “Tank”. Në seancën gjyqësore për “Tank” duhet të dëgjohen CD-të, si dhe të dëgjohen tre dëshmitarë të aktakuzës dhe të prezantohen edhe dëshmitë tjera materiale. Në lëndën e PSP-së, “Tank” janë akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe ish ndihmës ministri në MPB Gjoko Popovski, për furnizimin me “mercedesin” luksoz prej 600 mijë eurove. Sipas aktakuzës, në periudhën prej shkurtit deri nga fundi i tetorit të vitit 2012, Gruevski si person zyrtar i ka shfrytëzuar ndikimin dhe pozitën zyrtare dhe ka kërkuar nga ministrja e Punëve të Brendshme Jankullovska, të kryejë furnizim publik në të cilin Ministria do të blejë veturë të blinduar “mercedes”, modeli “C-600 gard”, ndërsa në procedurën është favorizuar operatori ekonomik M.A. SHPKNJP, përfaqësues i përgjithshëm dhe distributor i brendit “Mercedes” .
Seanca gjyqësore duhet të mbahet edhe për lëndën “Trust” në të cilën i dyshuari i parë është biznesmeni Sead Koçan dhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, në mesin e të cilëve edhe udhëheqësit e firmave “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në tenderin e Eletranave të Maqedonisë. Sipas aktakuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë manipuluar me tendere në ELEM në vlerë prej 17 milionë euro. Lënda, siç publikoi PSP-ja, është formuar në bazë të tre bisedave të përgjuara, nga të cilat dy të papublikuara në opinion nga 3.8.2011 dhe 6.10.2011.