Shkup, 13 shkurt – Gjykimi për rastin “Trust” që duhej të vazhdojë sot në Gjykatën Penale, është anuluar për më 20 shkurt për shkak të mungesës së njërit avokat të të akuzuarve.
Avokatja Sanja Aleksiq për shkak të sëmundjes nuk ka qenë e pranishme për shkaqe të arsyshme nga seanca gjyqësore.
Në “Trust”, i akuzuari i parë është biznesmeni Sead Koçan, si dhe dy persona fizikë dhe tre juridikë, midis të cilëve edhe drejtuesit e ndërmarrjeve “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në tender të Elektranave të Maqedonisë.
Në seancën e sotme gjyqësore duhej të prezantohen dëshmitë e mbrojtjes, pas çka priten fjalët përfundimtare dhe gjykimi.
Sipas akuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë montuar tendere në ELEM në vlerë prej 17 milionë euro.
Lënda, siç njoftoi PSP-ja, është formuar në bazë të tre bisedave të përgjuara, nga të cilat dy të papublikuara në opinion nga 03.08.2011 dhe 06.10.2011.