Dy humbjet radhazi, por edhe vendi i parafundit në renditje, kanë krijuar një situatë aspak të qetë te skuadra e Fulhamit, që stërvitet nga trajneri italian Claudio Ranieri. Për të tensionuar edhe më shumë situatën, kanë menduar edhe dy sulmuesit e skuadrës, Mitrovic dhe Kamara, të cilët kanë qenë protagonistë të një gjesti aspak sportiv gjatë ditës së djeshme.
Në muajin Dhjetor, dy sulmuesit u përplasën për gjuajtjen e një 11-metërshi, pasi duhet ta godiste serbi, por Kamara e mori topin me forcë dhe gjuajti vetë, duke e humbur dhe duke u përballur me shpërthimin e Ranierit.
Për të ngrohur atmosferën brenda skuadrës, tekniku italian kishte organizuar një seancë Yoga gjatë ditës së djeshme, por që në fakt vetëm për qenësi nuk shërbeu në fund të saj.
Kjo pasi dy sulmuesit nuk mbajtën nervat me njëri-tjetrin dhe e shndërruan Yoga-n në një betejë të arteve marciale të përziera, duke përdorur grushte e shqelma ndaj njëri-tjetrit.
Për t’i ndarë u desh ndërhyrja e të gjithë lojtarëve të skuadrës, ndërsa tashmë pritet me shumë kuriozitet reagimi i drejtuesve të klubit, pasi Ranieri e ka kërkuar prerazi largimin e Kamara nga skuadra.