Seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës pritet të nisë sot në ora 10:00. Në këtë seancë pritet të bëhet betimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të zgjidhet Kryesia e Kuvendit dhe në fund të zgjidhet kryetari.
Në njoftimin e Kuvendit këto janë pikat e rendit të ditës:
Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. Ndërkaq, sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës, seanca duhet të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër që në këtë legjislaturë është Adem Mikullovci dhe deputetja më e re, që është Teuta Rugova. Në këtë seancë nuk pritet të votohet Qeveria e Kosovës.