Tetovë, 5 nëntor – Bëhet e ditur se Qeveria e Maqedonisë javën e ardhshme do të mbajë mbledhje në Komunën e Tetovës ku edhe pritet të promovojë asfaltimin e rrugës Industriale dhe projekte tjera për rajonin e Pollogut. Në mbledhjen e Qeverisë pritet që të ketë 8 pika në rendin e ditës dhe të marrin pjesë edhe kryetarët e komunave të Pollogut. Mbledhja do të mbahet më 12 nëntor, njofton gazeta Koha.
Në ndërkohë, më në fund pas shumë peripecive, pas shumë zhagitjeve, qeverisë së Republikës së Maqedonisë së veriut iu kujtua që të merr një vendim për të rregulluar dhe rehabilituar bulevardin Vidoja Smilevski Bato.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministri për Rregullativë dhe Përmirësimin e Klimës Investuese, Hisen Xhemaili.
“Sot Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e 162-të miratoi vendimin për angazhimin e Agjensionit për Rrugë për intervenim në rehabilitimin e rrugës Vidoe Smileski Bato(rruga Industriale) në Tetovë. Angazhohet Agjensioni i Rrugëve së bashku me Drejtorinë për Mirëmbajtjen e Rrugëve të Maqedonisë së Veriut që të fillojnë me punë për rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugës të dëmtuar nga vërshimet”, shkruan Ministri Xhemaili. (koha.mk)