Në ndërtesën e re të Gjykatës Penale sot do të mbahet seanca e parë për lëndën e Prokurorisë Publike Speciale “Titanik”, e cila ka të bëjë me dhjetëra vepra lidhur me parregullsi zgjedhore. Në “Titanik”, që është lënda e parë e PPS në të cilën akuzohen ish- funksionarë mes të cilëve edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish-shefi i kabinetit të kryeministrit, Martin Protugjer dhe ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Kiril Bozhinovski.
Ata akuzohen nga PPS për bashkëpunim kriminel, shkeljen e së drejtës së zgjedhjes, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe për keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012. Ndërtesa e re e Gjykatës Penale zyrtarisht u lëshua në përdorim të shtunën në Ditën e Gjyqësisë.