Paris, 14 janar – Katër organizata joqeveritare shpresojnë se sot në seancën e parë para Gjykatës Administrative në Paris do ta dëshmojnë mossuksesin e shtetit francez në luftën kundër ngrohjes globale, prejse për padinë e tyre morën mbështetje nga më shumë se dy milion qytetarë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.
Dy vjet pas fillimit të kësaj procedure, të shoqëruar me 2,3 milion nënshkrime në peticionin e paparë deri tani përmes Internetit, katër organizatat joqeveritare – Notër Afer, Grinpis Francë, Fondacioni Nikolla Hulot dhe Oksdam Francë – para Gjykatës Administrative në Paris do të gjenden përballë përfaqësuesve të shtetit.
“Nëse “aferën e shekullit”, siç quhet lënda në shtypin francez e fitojnë OJQ-të, ky do të jetë vendim historik për drejtësinë klimatike në Francë. Kjo mund ta vë politikanin para kontradiktave të tij ekologjike: shumë fjalime dhe shumë pak akte, tregon Sesilija Rinaudo, koordinator i Notër Afer.
“Dënimi i një shteti për mosveprim ndaj klimës do të ishte historike, dhe jo vetëm në Francë”, konsideron Sesil Duflot, drejtor ekzekutiv i Oksfam Francë, duke e theksuar paralelen me aferën Urgenda, e cila u bë model për rritjen e mëparshme të fuqisë së drejtësisë klimatike.
Në dhjetor të vitit 2019, Gjykata Supreme e Holandës i urdhëroi Qeverisë holandeze t’i zvogëlojë emisionet e gazrave të qelqit në vend për të paktën 25 për qind deri në fund të vitit 2020.
Vendimi përfundimtar i drejtësisë franceze nuk do të bëhet menjëherë. Sot do të prezantohen konkluzionet e raportuesit të gjykatës.
Qeveria i hodhi poshtë akuzat për joaktivitet, duke e theksuar veçanërisht ligjin për klimë energjetike nga viti 2019, i cili “i përforcon qëllimet klimatike”, me qëllim për neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050 ose rënie të konsumit të energjisë për 40 për qind nga lëndët djegëse fosile deri në vitin 2030. Por, në dhjetor të vitit të kaluar, Këshilli Shtetëror (Gjykata Supreme Administrative), në vendimin e tij, të cilin mbrojtësit e planetit e përshkruajtën si “historik”, theksoi se Franca, e cila ka premtuar se do t’i zvogëlojë emisionet e tij për 40 për qind deri në vitin 2030 në krahasim me vitin 1990, i tejkaloi buxhetet për karbon që i vendosi për vehten.
Gjykata më e lartë administrative franceze, e ftuar nga komuna Grand-Sint, e cila konsideron se i kërcënohet me zhytje të bregut verior i dha shtetit tre muaj t’i arsyetojë veprimet e tij në lidhje me zvoglimin e emisioneve të CO2.