Shkup, 27 tetor – Seanca kryesore për lëndën “TNT” e planifikuar për nesër është shtyrë për më 4 nëntor për shkak të vendimit për izolimin në shtëpi të njërit prej të pandehurve në këtë rast, njoftoi sot Gjykata Themelore Penale në Shkup.
“Në Gjykatë është dorëzuar njoftim nga i pandehuri M.J., sipas të cilit, me vendim të autoriteteve shëndetësore, ai është ngarkuar me izolim shtëpiak për shkak të kontaktit me një person të infektuar me virusin KOVID-19”, thuhet në kumtesë.
Për shkak të kësaj, Gjykata e shtyn seancën e nesërme për lëndën “TNT” dhe e cakton vazhdimin e radhës për më 4 nëntor në ora 10:00 të mëngjesit.
Rasti “TNT” i referohet shembjes së kompleksit “Kosmos” të investitorit Fiat Canovski.
Për veprën janë akuzuar disa njerëz, mes të cilëve edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe kryetari i atëhershëm i Gazi Babës Toni Trajkovski, ndërsa ish-kryeministri Nikolla Gruevski gjykohet në mungesë.