Shkup, 26 maj – Afaristi i dyshuar në rastin “Trust”, Sead Koçan, të premten për herë të parë është paraqitur për të dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale Publike. I shoqëruar nga avokati i tij Nikolla Dodevski, afaristi i dyshuar për keqpërdorimin e 17 milion eurove nga buxheti i Maqedonisë, nuk pranoi të jep asnjë deklaratë para gazetarëve. Për dallim nga hera e parë në fund të muajit shkurt kur u paraqit në Gjykatën e Penale të Shkupit, afaristi i dyshuar kësaj radhe kishte pamje krejtësisht tjetër, gjegjësisht me mjekër të lëshuar dhe me peshë të shtuar dhe nuk ka qenë aspak i disponuar ndaj mediave. Paraqitja e tij para PSP-së vjen pas një periudhë dy mujore të mungesës së “arsyeshme”, të cilës i parapriu fletarresti ndërkombëtarë ndaj tij i lëshuar nga MPB-ja, me arsyetim se i dyshuari Sead Koçan duhet të qëndrojnë në paraburgim 30 ditor. Sidoqoftë, përkundër faktit se ndaj Koçanit pati urdhëresë gjyqësore për tu arrestuar, organet e rendit nuk arritën që ta burgosin dhe të dërgojnë në burgun hetues. Zbatimin e kësaj mase gjyqësore javë më parë e pamundësoj Gjykata Supreme, e cila pavarësisht mungesës së dispozitave ligjore, e pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore Publike që të diskutojë për ligjshmërinë e vendime të dy instancave më të ulëta gjyqësore. Në këtë mënyrë, sipas ekspertëve juridik, kjo gjykatë ka kryer shkelje ligjore duke e anashkaluar PSP-në si prokurori kompetente për procedimin e mëtutjeshëm të këtij rasti.
Sead Koçan paraqitet për herë të parë në PSP
Leave a comment