Kompania e njohur Overfinch, e cila po merret me modifikimin e modeleve të Land Roverit që nga vitet e 70-ta, është duke përgatitur versionin e modifikuar të modelit i cili së fundmi është prezantuar, Range Rover.
Range Rover Overfinch, ndër të tjera, vjen me paketën e re për aerodinamikën – mbrojtësi i përparmë i ri me spoiler, set pragjesh, vrima për ajër nga fibra të karbonit, spoiler të pasmë mbi çati dhe difuzer të pasmë, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, Overfinch për Ranger Roverin e ri ka zgjedhur rrotat e reja 22-inç më të lehtë, mbishkrimin “Overfinch” në kofano, Overfinch sistemin e shkarkimit të gazrave si dhe interier edhe më luksoz – lëkurë më cilësore, elemente nga druri, etj.
Çmimi i Range Rover Overfinch është rreth 115,000 funte për versionin 3.0 TDV6 dhe deri në 150,000 funte për V8 Supercharged Autobiography.