Shkup, 25 mars – Kombinimi i antibiotikëve hidroklorurit dhe azitromicinës, tashmë kanë rezultuar të efektshëm në shumë vende, në luftimin e virusit korona. Ndërkohë kjo terapi do të fillojë të zbatohet edhe në vendin tonë. Këtë e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, i cili tha se kjo masë ishte aprovuar në mbledhjen e Komitetit të etikës të Agjencisë së Barnave – MALMED. “Ky vendim do të filloj të zbatohet vetëm me rekomandim klinik dhe nuk do të praktikohet te të gjithë pacientët. Terapia do të zbatohet në spital dhe në shtëpi për personat e izoluar”, tha Filipçe… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)