Shkup, 17 janar – Hapja e kalimit të përbashkët kufitar midis Maqedonisë dhe Bullgarisë mund të ndodhë për disa muaj, rekomandoi nënkryeministri bullgar Tomisllav Donçev.
“Për hapjen e kalimit të përbashkët kufitar është e domosdoshme që të vendosim se në cilin territor do të vendoset ekipi për hyrje dhe dalje dhe duhet që të përgatitemi nga ana organizative. Bëhet fjalë për disa muaj”, tha Donçev në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në forumin e sotëm të biznesit “MK-BG 2019” në Shkup.
I pyetur se deri ku është premtimi për roaming më të mirë për qytetarët e Maqedonisë me Bullgarinë, Donçev tha se për këtë mund të dakordohen thjesht vetë operatorët.
“Ne nuk kemi mundësi se si t’i detyrojmë operatorët që të ulin romaingun. Në Bullgari nuk kemi operator shtetëror dhe nuk mundemi që t’i themi operatorëve privatë se me çfarë çmimi të punojnë. Të dy vende do të bëjnë gjithçka që mundet në kuadër të ligjit, por mbetet në vullnetin e mirë të operatorëve që të dakordohen”, theksoi Donçev dhe shtoi se problemin nuk mund ta zgjidhin asnjëra prej dy qeverive.
Për pjesën bullgare të hekurudhës kundrejt Maqedonisë theksoi se për momentin projektohet traseja nga ana bullgare dhe po përpilohet projekt i hollësishëm teknik.
“Parashikohet që financimi të zgjidhjet në periudhën e ardhshme planore të financimit evropian 2012 deri në vitin 2027. Shpresoj se hekurudha teknike do të përfundojë para vitit 2027, por nuk mund të saktësoj se kur. Do të bëjmë gjithçka së bashku me palën maqedonase që hekurudha të realizohet sa më shpejt sepse edhe për ne është një prej prioriteteve”, tha Donçev.