Dronet janë gjithmonë e më të pranishme në vendet e punës dhe e ndërrojnë mënyrën në të cilën bëhen punët, ndërsa gjithashtu u mundësojnë kompanive të kursejnë kohë, ta rrisin sigurinë dhe t’i zvogëlojnë shpenzimet, Ideja e re është t’i zëvendësojnë njerëzit të cilët pastrojën dritare në objekte të larta.
Një dron të madh për pastrimin e dritareve prodhoi kompania “Aerones nga Letonia, ndërsa detyra e tij është t’i zëvendësojë njerëzit në pastrimin e dritareve në objekte të mëdha.
Kompania “Aerones” për herë të parë u bë e njohur në vitin 2017 kur e shfrytëzoi fluturaken e saj për shpëtim, ndërsa tani pohoi se droni i saj për pastrim të dritareve mund të punojë 20 herë më shpejtë në krahasim me metodat tradicionale, ndërsa megjithatë puna është shumë më e sigurt.
Fluturakja është e gjërë tre metra, ka 12 helikë dhe është e pajisur me zorrë, sfungjerë dhe kamera. Me të prej larg menaxhon njeriu, i cili e ndjek procesin e pastrimit.
Droni mbushet me ndihmën e kabllos, i lidhur me bateri në tokë, ndërsa uji përmes zorrës vjen nga rezervuari, i cili gjithashtu gjendet në tokë. Disejni momental i mundëson dronit të arrijë lartësi prej 350 metra, por me zhvillimin e mëtutjeshëm ajo lartësi mund të rritet.
“Aerones” mendoi edhe sistem stabilizues personal që të mundet droni të përballet me kushtet e këqia të motit.
Në rast se droni përjeton defekt katastrofal gjatë fluturimit, i cili është i rëndë 55 kilogramë, nuk do të bie mbi askënd sepse me kabllo është përforcuar për majën e ndërtesës.
Kompania mendon edhe për t’u ndihmuar zjarrfikësve me version tjetër të dronit, ndërsa versioni i tretë, i cili është prezantuar paraprakisht këtë vit, mund të shfrytëzohet për kontroll dhe pastrim të helikopterëve të mëdhenj.