Shkup, 29 shtator – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi se shumë shpejt pritet në spitalet e vendit tonë të jenë në dispozicion teste të shpejta për Kovid-19, duke potencuar se Ministria e Shëndetësisë planifikon avancim të strategjisë për testim, respektivisht vendosjen e strategjisë për testim të gjerë. Për momentin në vend janë aktivë 2303 raste të të infektuarve me Kovid-19. Nga fillimi i epidemisë e deri më tani janë regjistruar 17 674 persona të sëmurë, janë shëruar 14 642 persona, ndërsa kanë vdekur 729 si pasojë e virusit.
“Disa muajt e fundit në treg janë të qasshme testet e shpejta për detektimin e virusit (jo të antitrupave). Janë të shpejta dhe për 10-15 minuta e detektojnë atë pa laborator të nevojshëm, pa aparat laboratorik. Do të thotë mostër dhe një pllakë të vogël. Për kohë të shkurtë do të fillojmë me furnizim. Ato teste para se gjithash do të shpërndahen në spitale, dhe në bashkëpunim me qendrat për shëndet publik, me siguri në vendkalimet kufitare. E tërë kjo do të mundësojë rezultat shumë të shpejtë të pacientëve, para se gjithash rastet urgjente, dhe atyre që u nevojitet ndonjë intervenim. Për 15 minuta në vendin e ngjarjes, pa kurrfarë nevoje për ekspertizë të madhe, do të dijnë të punësuarit nëse pacienti është pozitiv apo negativ”, tha ministri Filipçe.
Përveç në spitale, ministri Filipçe shtoi se teste të shpejta për Kovid-19 do të ketë edhe në vendkalimet kufitare, por para kësaj do të duhet të përgatitet strategji.
Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria dhe institucionet kompetente janë tërësisht të përkushtuara në masat për mbrojtje persona përmes të cilave do të pengohet përhapja e KOVID-19 dhe me këtë edhe nevoja nga karantina dhe masat tjera më restriktive.
“Ajo në çka të gjithë jemi të fokusuar nga komisioni shëndetësor deri tek shtabi shtetëror i krizës dhe tek Qeveria është masat e mbrojtjes personale. Këtu i kalojmë të gjitha shpresat. Të gjithë janë të vetëdijshëm, qytetarët e dinë se në të ardhmen do të varet nga ajo se sa do të jetë numri i të infektuarve, numri i rasteve të vdekjes, sa do të zgjasë kjo pandemi varet nga përgjegjësia jonë personale. Sa më shumë që mbajmë maskë, bëjmë dezinfektim, mbajmë distancë, nuk duhet çdoherë të takohemi, mund edhe përmes telefonit t’i kryejmë disa punë”, tha Zaevi.
Me uljen e temperaturave, siç tha, rritet edhe rreziku nga rritja e numrit të të infektuarve dhe pikërisht për këtë është shumë me rëndësi që të gjithë pa kusht t’i respektojnë masat. Qeveria, siç tha Zaev nuk mendon për karantinë të re si masë, por nëse Komisioni kompetent propozon argumente, nuk përjashtohet edhe ai opsion.
Zaev tha se inspekcionet dënojnë, mbyllin, parashtrohen kallëzime penale, por nuk mund ta gjejnë çdo aheng familjar.
“Të gjithë të përkujtojmë si ishte dhe sa ishte dhe sa është kjo e tmerrshme çka ndodh me këtë pandemi. Ne të gjithë e kemi lëshuar veten. Po vjen dimri, dimri do të jetë shumë i rëndë se vera sepse vera në përgjithësi, tregojnë personat ekspertë çka do të thotë madje edhe infektimi dhe si bartet, sepse kemi raste asimptomatike, në dimër kjo nuk do të jetë kështu. Nga respektimi i masave do të varet si do të lëviz shteti. Ne si Qeveri nuk vendosim për këto punë. Nëse pyesni nëse do të mbyllim, nëse do të ketë karantinë. Jo. Pse? ta shkatërrojmë ekonominë, ta shkatërrojmë jetën sociale të qytetarëve? Jo. Por komisioni i cili është imperativ mbi të gjithë i thotë të gjitha argumentet ekspozuese kjo do të ndodh, ne çka të bëjmë, nuk duam, as Komisioni nuk dëshiron, as disa të tjerë nuk presim se do të ketë nevojë për këtë, por me rëndësi është që t’i respektojmë ato masa, veçanërisht pasi që po ftohet koha, bien temperaturat, definitivisht do të rriten edhe numrat”, ka thënë Zaevi.
Ai potencoi se masat e vetme rreth aspektit shëndetësor të cilat për momentin i shqyrton qeveria është si të inkurajohen dhe sendërtohen punonjësit shëndetësorë.
Statistika e djeshme e Ministrisë së Shëndetësisë tregon 48 raste të reja prej 387 testimeve të bëra. Kanë vdekur katër persona, ndërsa janë shëruar 61 pacientë.
Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar gjashtë pacientë. Gjithsej të hospitalizuar janë 70 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 33 pacientë, nuk ka pacientë në respirator. Në spitalin në Kozle të hospitalizuar janë katër fëmijë dhe tre nëna pozitive me Kovid-19, ndërsa shtatë fëmijë dhe shtatë nëna dyshohet se janë pozitivë në virus. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar tre pacientë, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 36 pacientë. Në respirator janë gjashtë pacientë. Në spitalin në Manastir të hospitalizuar janë 17, ndërsa në spitalin në Shtip të hospitalizuar janë 37 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë të hospitalizuar janë 173, pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.