Sipas NHS, gati 80% e njerëzve të moshave 11 dhe 30 janë të prekur nga ky çrregullim i lëkurës, ndërsa Fondacioni Britanik i Lëkurës ka raportuar se afro 20 për qind prej atyre që vuajnë nga aknet e kanë konsideruar vetëvrasjen shkaku i këtij çrregullimi. Por duket se ka shpresë. Kjo pasi që shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë e San Diego janë duke punuar në zgjidhjen e këtij problemi, por kjo nuk ka ardhur pa komplikime, shkruan The Independent. Kjo vaksinë do të punojë në bllokimin e efekteve akne-shkaktuese të bakteres, pa e zhdukur tërësisht këtë bakter që është i rëndësishëm për trupin e njeriut. Hapi i ardhshëm i kësaj vaksine është që shkencëtarët ta testojnë këtë vaksinë në mënyrë klinike me njerëzit, e kjo pritet të ndodhë brenda disa vitesh.