Kompanitë e mëdha telefonike Vodafone dhe Nokia janë duke krijuar rrjetin 4G në Hënë. Rrjeti hënor do lejojë që dy pajisje me frekuencë HD të lidhen në një stacion bazë, e cila do kthehet në tokë.
Në një intervistë për BBC, shkencëtarja Kate zbuloi se ky rrjet do lejojë që në Tokë të arrijmë të shohim video të cilësisë së lartë nga Hëna.
Kate Arkless Gray: Ne do të vendosim pajisjet në sipërfaqen hënore dhe do mbledhim informacione shkencore, video HD dhe fotografi. Problemi është se ne nuk mund ta cojmë drejtpërdrejtë nga pajisja në Tokë sepse merr shumë energji. Kështu duke përdorur rrjetin 4G në Hënë, ne mund ta kthejmë në anijen e projektuar dhe do ketë më shumë energji që më pas të shkojë në Tokë, kështu ne mund të transmetojmë video HD drejtpërdrejtë nga Hëna.