Shkup, 28 dhjetor – Kompanitë së pari të paralajmërohen dhe pastaj të gjobohen. Kjo kërkon ndryshimin e dispozitave të caktuara ligjore që parashikojnë procedura të përshpejtuara administrative që mundëson që kompanive së pari t’u shqiptohen paralajmërime dhe pastaj të dënohen. Qëndrim i përbashkët i inspeksioneve dhe kompanive, është se lartësia e gjobave nuk duhet të pengojë punën e bizneseve, por duhet të shërbejë si masë parandaluese. Kjo nënkupton se së pari nevojitet të shqiptohet paralajmërimi, që nëse nuk respektohen dhe nuk mënjanohen në kuadër të afatit kohor, atëherë të shqiptohet gjoba. Gjithashtu vlerësohet se dënimet duhet të shqiptohen kur bëhet me qëllim shkelja e dispozitave ligjore, për shkak të përfitimit të caktuar me realizimin e shkeljes apo dhe me qëllim të shkaktohen pasoja të dëmshme. Kjo u theksua në takimin e përbashkët të Odës Ekonomike… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.