Së paku tre persona janë vrarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur nga të shtënat në një qendër lojërash në afërsi të Los Angjelosit.
Policia në qytetin Torans paraprakisht në Tuiter kumtoi se ka informata për të shtëna me disa viktima.
TË shtënat ndodhën në “Gejbëll Haus Boull” në Torans, qytet bregdetar rreth 30 kilometra në jug të Los Angjelosit. Në qendër gjithashtu ka pasur lojëra me laser dhe lojëra të tjera elektronike.
Në nëntor, një sulmues i armatosur hapi zjarr në një tavernë përplot me mysafirë në rajonin më të gjerë të Los Angjelosit, me ç’rast vrau 12 persona, ndërkaq më pas u vetëvra.
Policia në qytetin Thausënd Ouks e identifikoi sulmuesin si ish-marins 28-vjeçar.
Ajo vrasje ndodhi më pak se dy javë pasi që një burrë 46-vjeçar vrau 11 persona në një sinagogë në Pitsburg. Sulmuesi i dyshimtë është akuzuar rreth 44 pikave, përfshirë edhe krime religjioze nga urrejtja, dhe nëse dënohet, mund të marrë dënim me vdekje.