Nju-Delhi, 6 janar – Gjashtë nxënës dhe vozitësi e humbën jetën dje në pjesën veriore të Indisë, kur një autobus shkollor doli nga rruga dhe ra në humnerë, kumtoi policia.
Gjatë incidentit janë lënduar 12 nxënës të cilët më pas janë dërguar në spital.
Fatkeqësia ndodhi në rrugën malore në shtetin indian Himaçal Pradesh.
Shkaku i fatkeqësisë ende nuk ësht bërë i ditur.