Së paku nëntë persona e humbën jetën, ndërsa rreth 110 të tjerë janë lënduar sot gjatë incidenteve të ndryshme dhe disa sulmeve me bombë në Afganistan, ku në rrjedhë janë zgjedhjet parlamentare.
Ministria afgane e Punëve të Brendshme informon se ka pasur gjithsejt 15 shpërthime të bombave në afërci të vendvotimeve.
Vetëm gjatë sulmeve në rajonin e Kabulit jetën e humbën tre persona, ndërsa 67 janë plagosur. Incidente dhe shpërthime ka pasur edhe në provincat Nangahar, Tahar, Gor dhe Kunduz.
Zgjedhjet parlamentare sot mbahen në të gjitha provincat afgane, përveç në Kandahar, ku votimi është shtyer për një javë për shkak të vrasjes së shefit lokal të policisë.