Boizi, 6 korrik – Pas ndeshjes në fluturimin e dy aeroplanëve të vegjël në shtetin federal amerikan Ajdaho, dy trupa janë nxjerrë nga liqeni mbi të cilin ndodhi fatkeqësia, ndërkaq druhet se në fatkeqësi jetën e humbën edhe gjashtë persona, lajmëruan mediumet amerikane.
Kabineti i sherifit të qarkut Kutenaj, kumtoi se në aeroplanë ka pasur tetë persona, mes të cilëve edhe fëmijë.
Për momentin besohet se nuk ka të mbijetuar, ceket në kumtesë dhe shtohet se pjesë të aeroplanit, njëri prej të cilëve ishte Cesna, ndërsa tjetri Havilend, u fundosën në thellësi prej 38 metrave, që ishte konfirmuar me sondë.
Mediumet lokale shkruajnë se hetimin po e zhvillon Drejtoria federale për komunikacion ajror.
Sipas mediumeve lokale, zyra e sherifit nuk ka pasur pajisje adekuate për reagim të shpejtë, duke pasur parasysh se pjesë të aeroplanit përfunduan në fund të liqenit.
Sipas dëshmitarëve okularë, motori i njërit aeroplan u dogj para fatkeqësisë.