Teheran, 1 janar – Protestat më të mëdha në Iran në dekadat e fundit vazhduan edhe pas Vitit të Ri edhe krahas vendimit të Qeverisë për t’i bllokuar rrjetet sociale Instagram dhe Telegram që i shfrytëzojnë aktivistët për të organizuar protesta.
Presidenti iranian, Hasan Rohani pranoi se shoqëria është e pakënaqur nga problemet ekonomike, por theksoi se pushteti nuk do të hamendësohet për të ndërmarrë masa kundër demonstruesve , për të cilët konsiderojnë se po e shkelin ligjin.
Ministri i Punëve të Brendshme, Rahman Fazli theksoi përmes televizionit shtetëror se “ata që e keqpërdorin hapësirën kibernetike dhe përhapin dhunë janë të njohur dhe me siguri do të tkaohemi me ta”.
Sipas të dhënave të mediumeve iraniane, në protesta janë arrestuar rreth 200 njerëz.
Autoritetet pranuan se gjatë përleshjeve mbrëmë në Dorud, 325 kilometra në jugperëndim të Teheranit jetën e humbën dy demonstrues.
Zëvendës guvernatori i provincës Lorestan Habibola Hoxhastepur pohon se policia nuk ka prëdorur armë zjarri kundër demonstruesve.
gazeta reformuese Etemad publikoi se policia ka shtënë ndaj demonstruesve.
Presidenti amerikan, Donald Tramp publikoi në Tuiter se Irani është “shteti numër një mes sponsoruesve të terrorizmit dhe ku çdo ditë ka shkelje të të drejtave të njeriut. Tani e ndërprenë internetin në mënyrë që demonstruesit të mos mund të komunikojnë. Kjo nuk është mirë!”.