Sakramento, 14 nëntor – Disa mijëra zjarrfikës amerikan për të shtatën ditë me radhë luftojnë me zjarret e mëdha pyjore në Kaliforni, derisa ekipet e shpëtimit tentojnë të gjejnë trupat e viktimave të reja eventuale nga stuhia e fuqishme, e cila veçmë ka marrë më së paku 50 jetë.
Janë gjetur trupa edhe të gjashtë personave në Paradajz, qytet i cili pothuajse është djegur i tëri dhe nga janë 48 deri në 50 viktima.
Në veri të shtetit, zjarri i quajtur “Kamp Fajr” ka shkatërruar 50.600 hektarë, ndërsa është luftuar vetëm në nivel të 35 për qindëshit, tregojnë të dhënat e zjarrfikësve kalifornian. Më shumë se 6.500 shtëpi dhe 260 dyqane janë djegur nga e enjtja e kaluar, kur ka nisur të përhapet zjarri. Më shumë se 5.100 zjarrfikës janë përqendruar në shuarjen e zjarrit, më fatal deri tani në historinë e Kalifornisë.
Më shumë se 250 mijë persona kanë marrë urdhër të braktisin shtëpitë e tyre në rrethinë më të gjerë në Sakramento, si dhe në Malibu dhe rrethinë.
Tani për tani nuk janë vërtetuar arsyet e dy zjarreve.