Së paku 44 njerëz humbën jetën ndërsa 130 të tjerë u plagosën në goditje ajrore ndaj qendrës për emigrantë në kryeqytetin libian Tripoli, kumtoi sot misioni i KB-së në atë vend.
Sipas përfaqësuesit të qendrës, sulmi është kryer nga forcat e Halifa Hatar të cilët prej para tre muajve përpiqen ta ndërmarrin Tripolin.
I dërguari i KB-së për Libinë, Gasan Salame e dënoi sulmin, për të cilin tha se “arrin nivel të krimit ushtarak”.
Pas sulmit, UNHCR kërkoi që emigrantët. të cilët po tentojnë ta kalojnë Mesdheun, tashmë të mos kthehen në Libi.
Në Tripoli është bazuar qeveria e pranuar ndërkombëtarisht e unitetit kombëtar të kryeministrit Faez Saraxh. Në momentin e sulmit në qendër ka pasur mbi 120 emigrantë.