Së paku 25 persona humbën jetën prejse një autobus, i cili ka qarkulluar me shpejtësi të madhe, ka rënë në një kanal në Indinë jugore. Besohet se mes viktimave një pjesë e madhe janë nxënës, të cilët ishin duke u kthyer nga shkolla.
Zëvendësministri shtetëror i shtetit Karnataka, G. Parameshvaran tha se fatkeqësia në qarkun Mandja ka ndodhur prejse shoferi e ka humbur kontrollin ndaj autobusit i cili ka qarkulluar me shpejtësi të madhe.
Në operacionin shpëtues janë përfshirë edhe zhytës.