Sarajevë, 24 shkurt – Së paku 15 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në qytetin e Mostarit, pasi që janë lënduar gjatë motit të lig të shoqëruar me erë të fuqishme, me shpejtësi prej 80 deri 100 kilometra në orë.
Siç kumtoi Drejtoria federale për mbrojtje civile, era e fuqishme ka bartur çati, ka dëmtuar fasada të objekteve banesore, ka thyer dhe çrrënjosur drunj dhe ka përmbysur disa kamionë, duke bllokuar disa rrugë në Mostar dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Era e fuqishme ka rrëzuar edhe shtyllat e rrjetit elektrik, për ç’shkak disa pjesë të Mostarit kanë mbetur pa energji elektrike.
Shërbimi zjarrfikës i Mostarit informoi se ndaj thirrjeve të qytetarëve ka pasur 16 intervenime, gjatë të cilave pjesëtarët e tyre kanë ndihmuar në mënjanimin e pasojave nga moti i lig.
Enti federal hidrometeorologjik i BeH-së kumtoi se edhe gjatë ditës së sotme dhe të nesërme priten erëra të fuqishme në Hercegovinë dhe Bosnën jugperëndimore.