Kabul, 5 nëntor – Talebanët sot sulmuan një pikë të përbashkët kontrolluese të armatës afgane dhe policisë në krahinën Gazni, me ç’rast humbën jetën së paku 13 ushtarë dhe policë.
Talebanët i sulmuan edhe forcat e sigurisë të cilët u nisën në vendin e incidentit.
Zëdhënësi i guvernatorit të Gaznit, Arif Nuri deklaroi se janë vrarë shtatë ushtarë dhe gjashtë policë, ndërsa katër janë lënduar gjatë sulmit ndaj pikës kufitare.
Nën kontroll të talebanëve pothuajse është gjysma e Afganistanit dhe çdo ditë ndërmerren sulme ndaj forcave të sigurisë. Për talebanët Qeveria në Kabull, e cila e ka përkrahjen e SHBA-së, është marionetë perëndimore jofunksionale dhe shumë herë refuzuan të negociojnë me të.
Zëdhënësi i kryengritësve taleban Zabihullah Muxhahid deklaroi se talebanët e ndërmorën përgjegjësinë për sulmin.
“Përforcimi që ishte dërguar në pikën kufitare ishte sulmuar nga prita e luftëtarëve tjerë talebanë”, potencoi Nuri.
Pika e përbashkët kontrolluese ishte vendosur vetëm para dy ditëve në rajonin strategjik me qëllim që të ndërpritet furnizimi i talebanëve, por pas sulmit ai është djegur tërësisht.
Talebanët në muajin gusht ndërmorën disa pjesë të krahinës Gazni, ndërsa qindra njerëz ikën nga qyteti me të njëjtin emër kur u intensifikuan luftërat mes forcave qeveritare afgane dhe kryengritësve, me ç’rast humbën jetën 120 pjesëtarë të armatës afgane, policia dhe civilë. Sipas autoriteteve afgane në luftërat janë vrarë rreth 200 kryengritës, mes të cilëve një numër i madh i ushtarëve të huaj.
Gazni është njëra nga krahinat e 35 afgane në të cilën nuk u mbajtën zgjedhjet parlamentare të tetorit për arsye të sigurisë. Votimi është anuluar për një vit.
Në krahinën jugore Kandahar votimi është anuluar për një javë prejse ishin vrarë dy përfaqësues qeveritar.