Hose María Gimenez fitoi lavdërimet e fansave të “rojiblancos” për guximin e treguar në ndeshjen kundër Elçe, në “Copa del Rey”. Qendra e bardhekuqve luajti deri në minutën e fundit të ndeshjes me një fashë të madhe, për të mbuluar një të çarë të vetull, që ndodhi gjatë një përplasjeje të pavullnetshme me Sori, në minutën e 68-të. Uruguaiani tregoi pas takimit, në rrjetet sociale, çarjen e thellë, që prodhoi hemorragjinë dhe fashën e tij të mëvonshme.
“Vetëm një prerje e vogël, unë jam mirë”, – shkroi Gimenez në një fotografi të varur në “Instagram”.