Nga Charles GARRET
Gjatë një të diele të qetë në një ndër katedralet më të bukura në qytet, një baba së bashku me të bijën ishin të sulmuar nga helmi i parë nervor në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Sergei dhe Julija akoma ndodhen që të dy në gjendje kritike për jetën në spital. Polici që u shkoi në ndihmë është poashtu në gjendje kritike. Edhe 35 persona të tjerë ishin të detyruar të kërkojnë trajtim mjekësor vetëm se ishin në afërsi kur u lëshua helmi nervor. Ajo që ndodhi në Salisbury me 4 Mars ishte një përpjekje e ashpër për të vrarë civilë në tokë Britanike, duke e vënë në rrezik çdo kë– nga ç’do kombësi – që ka patur shanse të jetë në afërsi. E vërteta e hidhur, është se një incident i këtij lloji pasi që ndodhi në Salisbury, mund të kishte ndodhur kudo.
Ekspertët tanë kanë identifikuar substanca e përdorur kundër familjes Skripal është helm nervor ushtarak i njohur si “Noviçok”. Sot, vetëm Rusia kombinon një rekord të vrasjeve të sponsorizuara nga shteti, me një motiv publik mbi përpjekjen për të targetuar Skripal-in, dhe rezervat e agjentëve nervorë Novichok. Pas sulmit, Qeveria Britanike i dha mundësi Kremlinit të vërtetojë nëse ndonjëra prej këtyre su8bstancave mungonte në inventar. Por kërkesa u injorua me përbuzje duke e lënë qeverinë pa zgjidhje, përveçse të konkludon që shteti Rus ishte fajtor për përpjekje të vrasjes në një qytet britanik duke përdorur një agjent nervor vdekjeprurës, të ndaluar sipas Konventës për Armët Kimike.
Incidenti në Salisbury është një gamë e gjerë nga thyerja e së drejtës ndërkombëtare, duke qenë më skandalozja në Krimea, Ukrainën Lindore dhe Gjeorgji. Është pjesë e një historie ndërhyrjesh në vende të tjera që përfshin grusht shtetin e dështuar në Mal të Zi dhe sulmet kibernetike ndaj Bundestagut Gjerman, qeverisë Daneze dhe të tjerëve. Është simptomatike mospërfillja e Rusisë për jetën civile: të gjithë e kujtojmë Fluturimin MH17 i rrëzuar nga militantë rusë të furnizuar me armë ruse .
Tashmë ata kanë përdorur një helm nervor të ndaluar në tokën evropiane. Fakti që numër më i madh aktualisht nuk trajtohen në spitale është fat; autorët e krimit se kanë pasur me rëndësi sa të pafajshëm kanë rrezikuar. Gjatë javës së kaluar, sipas gazetës zyrtare ruse, zëvendësministri për Punë të Jashtme e kërcënoi Maqedoninë që nëse anëtarësohet në NATO “mund të ketë pasoja në sigurinë rajonale dhe marrëdhënieve dypalëshe”. Sulmi në Salisbury shfaqi që sa larg Rusia është e gatshme të shkojë duke sulmuar ata që kanë qëllime dhe mendime të ndryshme.
Britania i është përgjigjur sulmit në Salisbury duke dëbuar 23 oficerë të padeklaruar të inteligjencës nga Ambasada Ruse në Londër. Por e tërë bashkësia ndërkombëtare duhet të qëndrojë së bashku për të respektuar rregullat mbi të cilat varet siguria e çdo kombi. Nëse nuk veprojmë kështu, atëherë shteti Rus do ta vazhdojë sjelljen destruktive dhe modelin e saj të rrezikshëm.
Mosmarrëveshja ynë nuk ka të bëjë me popullin rus, të arriturat kulturore dhe letrare të të cilëve shkëlqejnë shekuj radhazi. Ne asnjëherë nuk do të harrojmë guximin që populli rus e tregoi gjatë Luftës së Dytë Botërore, as aleancën tonë të përbashkët kundër nazizmit. Por, të gjithë ne kemi për detyrim të kundërshtojmë ambicien e Krimeës për të ndarë dhe dobësuar bashkësinë ndërkombëtare.
Ndërkohë që përgjigja e Britanisë ka qenë e fuqishme, ajo njëkohësisht përputhet me vlerat tona si një demokraci liberale që beson në sundimin e ligjit. Për shumë rusë, Britania është shtëpia e tyre. Ata respektojnë ligjet tona e japin një kontribut të rëndësishëm për shoqërinë tonë dhe mbeten të mirëpritur. Por ç’do herë që shteti – Rusia thyen rregullat ndërkombëtare, ajo shndërrohet në kërcënim më të madh. Ky incident u zhvillua në një qytet provincial paqësor në Britani; Herën e ardhshme mund të ndodhë në tokën e Maqedonisë; ose në qytetin tuaj.
(Autori është Ambasadori Britanisë së Madhe në Maqedoni. Nga mediat shqipe, gazeta KOHA mban ekskluzivitetin për botimin e këtij shkrimi)