Ambasadori Amerikan në Beograd, Kyle Scott, deklaroi sonte se zhvillimet e sotme në Mitrovicë paraqesin një hap të madh mbrapa. “Shpresoj se kokat e ftohta do të mbizotërojnë për të mundësuar qetësimin e situatës. Nuk ka alternativë për dialogun dhe bashkëjetesën e qetë të të gjithë popujve në Ballkan”, ka shkruar diplomati amerikan në Twitter. Deklaratë të ngjashme dha edhe Ambasadori Amerikan në Prishtinë, Greg Delawie.