Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka absolutisht të drejtë kur thotë se vendet janë të lira të zgjedhin natyrën e marrëdhënieve me vendet tjera, thotë ambasadori i SHBA -së në Beograd, Kyle Scott, transmeton Koha.net.
Ai për gazetën serbe “politika” e ka komentuar vlerësimin e Daçiqit i cili deklaratën e ambasadorit amerikan se “Serbia është në anën e gabueshme të historisë”, është e pashembullt.
Scott ka thënë se Serbia ka zgjedhur të qëndrojë në anën e Maduros, përkundër realitetit aktual në Venezuelë.
“Regjimi i Maduros kombin e pasur me naftë e bëri shumë të varfër. Shpenzimi i kontrolluar dhe mungesa e ushqimeve janë të pranishëm nëpër gjithë vendin. Sipas studimeve të bëra në Venezuelë, 64 për qind e qytetarëve të këtij vendi, vetëm brenda një viti, kanë humbur mesatarisht nga 11 kilogramë në peshë”, ka thënë Scott.
Ai ka shtuar se hiperinflacioni ka arritur një milion për qind, tre milionë qytetarë e kanë braktisur vendin nga zhgënjimi ndërsa regjimi i Maduros po rri në pushtet duke shtypur protesta masive dhe duke refuzuar hyrjen e ndihmës humanitare në vend.
Scott ka shtuar se SHBA-ja, krahas shumicës së vendeve të Amerikës Jugore, shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian si dhe shumicës së fqinjëve të Serbisë, e përkrahin presidentin e përkohshëm, kryetarin e Parlamentit të Venezuelës të zgjedhur demokratisht Juan Guido dhe përpjekjen e tij që sa më shpejt të jetë e mundur ta vendosë rendin dhe demokracinë në vendin e vet përmes zgjidhjeve të lira e të drejta.