Grupi parlamentar i CDU / CSU në Bundestagun gjerman do të propozojë për postin e kryetarit të parlamentit gjerman për legjislaturën e 19-të Wolfgang Schaublen. Kështu u shpreh Volker Kauder, kryetar i këtij grupi parlamentar. “Ne jemi të kënaqur që Wolfgang Schäuble është shprehur i gatshëm të kandidojë për këtë detyrë”. Njoftohet se këtë gjë Schaubles ia kanë kërkuar kancelarja Angela Merkel dhe Volker Kauder, sepse për shkak të hyrjes së AfD-së në Bundestag, kjo detyrë do të ketë rëndësi më të madhe sesa zakonisht. Schauble është deputeti me vitet më të shumta si anëtar i parlamentit: ai është deputet për 45 vjetësh. Partia liberale FDP e konsideron përzgjedhjen e Schaubles për këtë detyrë të re, si sinjal për koalicionin “Xhamajka”. Kryetari i kësaj partie Christian Lindner është shprehur që gjatë fushatës elektorale se synon postin e ministrit të Finanacave. Për këtë ai tha se i ka siguruar Kauderit mbështetje për kandidaturën e Wolfgang Schaubles. Edhe SPD-ja është dakord me kandidaturën e Wolfgang Schaubles. Drejtuesi i sapozgjedhur ekzekutiv i grupit parlamentar të kësaj partie, Carsten Schneider, deklaroi se grupi parlamentar i SPD-së do ta mbështesë Schaublen. Krerët e CDU/CSU-së thanë se prej përvojës së parlamenteve të landeve në të cilat është e përfaqësuar AfD-ja ato e dinë se kjo parti përdor me mjeshtëri mundësitë për të thyer tabutë e punës dhe të rregullave dhe për të tërhequr vëmendje mediatike.