Schalke kërkon nga Goretzka të vendosë sa më shpejt për të ardhmen. Mesfushori i talentuar gjerman, i cili ka kontratë deri në qershor me “blutë mbretërorë”, ka në tavolinë një ofertë rinovimi nga klubi, por edhe shumë oferta të rëndësishme nga klubet e mëdha europiane.
Shefi i klubit, Heidel tha se pret nga mesfushori të vendosë në 2-3 javët e ardhshme për të ardhmen, por shtoi se nuk e di nëse Goretzka do të qëndrojë apo do të largohet. Nëse vendos për një aventurë të re, Schalke do ta shesë në Janar, për të mos e humbur me parametër zero lojtarin në Qershor.
Për Goretzkan kanë shfaqur interes klubet si Inter, Juventus, Real Madrid, Barcelona, etj.