Një tifoze femër është ngacmuar seksualisht në një ndeshje të Bundesliga-s gjermane dhe i është thënë nga një roje të shkonte në shtëpi dhe të shihte ndeshjen nga televizori nëse nuk e pëlqente. Femra është shprehur se është prekur në vende të ndaluara nga një burrë i cili gjithashtu u mundua t’i zbërthente sutjenat gjatë ndeshjes mes Schalke 04 dhe Nuremberg në Veltins Arena ditën e shtunë.
Policia e Gelsenkirchen tha se vajza 22-vjeçare ka bërë një ankesë dhe ata po mundohen ta identifikojnë personin. Policët gjithashtu janë duke investiguar sjelljen e rojës së stadiumit. Departamenti i policisë ka konfirmuar se ka nisur një investigim kriminal pasi femra ka bërë ankesën pas ndeshjes. Schalke është shprehur për BBC se po e merr me shumë seriozitet këtë çështje.