Schalke po shfaq ecuri tepër pozitive këtë sezon me ekipin që po lufton për një vend në kupat e Europës dhe një nga protagonistët e “Bluve Mbretërorë” është Amine Harit.
Me 6 gola e 5 asiste në 16 ndeshje, sulmuesi 22-vjeçar është vlerësuar si më i miri deri tani nga tifozët dhe drejtuesit nuk mund të qëndronin në hije, teksa kanë zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2024.
Negociatat ishin të shpejta pasi dëshira e të dyja palëve ishte vazhdimi i aventurës dhe Harit tani është i blinduar dhe me pagë të përmirësuar.