Shkup, 13 mars – Panairi i Tridhjetë i librit sivjet për herë të parë do të mbahet në një lokacion të ri – në sallën në Qendrën sportive “Boris Trajkovski” për shkak të mbylljes së Panairit të Shkupit. Kryetari i Asociacionit të Botuesve të Maqedonisë – ABM, Bojan Sazdov për MIA-n deklaroi se pret edhe në hapësirën e re të ruhet fryma e manifestimit i cili çdo vit ka vizitueshmëri të madhe.
Kur do të mbahet Panairi i 30-të i librit, a është përcaktuar data?
– Pas një pasigurie të madhe, e përcaktuam datën në koordinim me organizatorin, Ministrinë e Kulturës dhe shoqatat e tjera. Panairi i 30-të i librit do të mbahet prej më 3 deri më 9 maj në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski”.
A vlerësoni se salla në QS “Boris Trajkovski” është përkatëse dhe zëvendësim i vetëm për lokacionin e deritanishëm të Panairit të librit?
– Kjo sallë definitivisht është hapësira e vetme në qytet që i plotëson shumicën e kritereve të nevojshme për panair të suksesshëm, ndërsa ato janë madhësia – salla do t’i zë të gjithë ekspozuesit e deritanishëm pa lëshime të rëndësishme, qasja dhe komunikimi, hapësira për parkim etj.
Përvoja a do të jetë si edhe viteve të kaluara nuk mund ta dimë, një jemi të sigurt se botuesit nga ana e tyre do të bëjnë gjithçka që të ruhet fryma e manifestimit, i cili është me rëndësi të lartë edhe për botuesit edhe për kulturën në qytet dhe vend.
A ka interesim prej botuesve të marrin pjesë me stenda në hapësirën e re. A ka ndryshim edhe në aspektin financiar në organizimin e sivjetmë?
– Duke iu falënderuar mbështetjes dhe interesimit të Ministrisë së Kulturës për vazhdimin e Panairit, organizatori do të ketë mundësi t’i ruaj mundësitë e njohura për pjesëmarrje, që është mjaft e rëndësishme për botuesit.
ABM e përshëndeti këtë angazhim dhe të gjithë botuesit-anëtarë do të jenë pjesë e Panairit të librit. Presim sallë të mbushur edhe me ekspozues edhe me vizitorë.
A prisni se edhe në QS “Boris Trajkovski” Panairi i librit do të mbetet njëri prej manifestimeve më të vizituara tek ne?
– Besojmë se librat janë ato të cilat i tërheqin vizitorët, njëjtë sikurse edhe ngjarjet promovuese, takimet me autorët, aksionet, zbritjet dhe aktivitetet e tjera të panairit. Nuk ka arsye se pse Panairi i librit nuk do të kishte sukses edhe në lokacionin e ri, veçanërisht kur hapësira i plotëson kriteret për një manifestim të këtij lloji.
Shpresojmë se edhe lexuesit do ta njohin rëndësinë e vazhdimit të Panairit të librit dhe do të na mbështesin me praninë e tyre.
A keni dakorduar pjesëmarrjen e botuesve të huaj?
– Për shkak të pasigurisë rreth mbajtjes së Panairit të sivjetmë të librit, ABM këtë vit nuk u dërgoi ftesë shoqatave të huaja me të cilat bashkëpunon, por edhe në periudhën e ardhshme do të kyçemi në mënyrë aktive në të gjitha aktivitetet përmbajtjesore dhe promovuese të cilat do të thonë panair i suksesshëm. /mia