Media të tilla si Fox News, Atlas Obscura apo The Sun raportojnë se tashmë Ishulli i Sazanit do të hapet për turistët, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë. “Një ishull misterioz ushtarak, me bunkerë sekretë dhe tunele të projektuara për t’i mbijetuar sulmeve bërthamore, do jetë destinacioni i nxehtë turistik në Evropë. Ishulli i Sazanit, i vendosur në brigjet e Shqipërisë, ka një plazh të paprekur, por është i mbuluar me mister- madje edhe për shumicën e shqiptarëve”, shkruan The Sun. Ishulli do jetë i hapur për turistët nga maji deri në tetor. Gazetat shkruajnë se Shqipëria shpreson të përfitojë një dorë të mirë parash nga hapja e këtij destinacioni turistik, përcjell “Mapo”. Për momentin, ishulli ruhet vetëm nga dy ushtarë. Atlas Obscura shkruan se ka pasur spekulime se sovjetikët e kanë përdorur këtë ishull për të prodhuar armë kimike. Para disa kohësh, disa ushtarë britanikë u helmuan në ishull Mendohet se kjo erdhi për shkak të një bime të gjendur në ishull.